Inter, Rossi dhe jo vetëm
Giseppe Rossi dhe jo vetëm. Merkatoja e janarit për Inter mund të afrojë më shumë futbollistë se sa gjatë merkatos së verës. Sipas "La Gazzetta dello Sport", skaudra e Andrea Stramaccionit mund të përforcohet në janar nga presidenti Massimo Moratti nëse deri atëherë Inter do të jetë në një pozicion që të lejon të ëndërrosh.

Në listën e teknikut zikaltër përveç brazilianit Paulinho është edhe një mbrojtës për krahun e djathtë, një qëndërmbrojtës nëse largohet Matias Silvestre dhe në sulm një zëvëndësues për Diego Militon.

Përpos klasifikimit në kampionat, rëndësi do të ketë edhe situata ekonomike pasi si Rossi ashtu edhe Paulinho kërkojnë një sforco financiare për ti sjellë në San Siro. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2012, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori