Inter - Sampdoria, formacionet e mundshme: "Zikaltërit" ende në lojë për titullin
Interi do të luaj sot ndeshjen e prapambetur me Sampdorian ku do ti duhet ti bëjë llogaritë pa Stefano Sensin dhe Marcelo Brozovic, ndërsa miqtë pa sulmuesin kryesor Fabio Quagliarellan.

Ndeshja mes Interit dhe Sampdorias fillon nga ora 20:45.

Stefano Sensin dhe Marcelo Brozovic, mund ti zëvendësojnë Gagliardini ose Valero, që do duhet duhet të ndihmojnë Nicolo Barellan në qendër të mesfushës.

Të dy, do të jenë pas treshes ofensive të Inter, që do të përbëhet nga Christian Eriksen, Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Ndeshja mes Interit dhe Sampdorias, është ndeshjes e mbetur, që nuk ka mundur të zhvillohet në muajin mars, shkaku i COVID-19.

Formacionet e mundshme:

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Candreva, Barella, Gagliardini, Young; Eriksen; Lukaku, Lautaro

Sampdoria: Audero; Bereszynski, Tonelli, Yoshida; Depaoli, Ekdal, Linetty, Jankto, Murru; Ramirez, Gabbiadini
Shtuar më 21/06/2020, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori