Inter-Shaqiri, sot është dita
Ndeshja ndaj Juventusit ishte një tjetër provë se Mauro Icardi do te bënte vërtet festë në një skuadër me Xherdan Shaqirin dhe Drejtori Sportiv i zikaltërve Piero Ausilio po punon pa pushim për të arritur te futbollisti nga Gjilani.

Sipas mediave italiane, Shaqiri preferon Interin ndaj Liverpoolit dhe për të arritur te shërbimet e tij zikaltërit duhet të bindin Bayern Munchen.

Në axhendë është fiksuar një takim mes Drejtorit të Përgjithshëm të Interit, Marco Fassone dhe Shefit Ekzekutiv të Bajernit, Karl-Heinz Rummenigge. Interi kërkon të shfrytëzojë marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy klubeve por dhe të kaluarën zikaltër të drejtuesit bavarez.

Klubi italian do të ndryshojë ofertën që deri më tani mbetet në 12 milonë euro për t'u paguar në 3 vjet, duke i shtuar edhe bonuset që do të shkojnë në arkat e Bayernit në rast të realizimit të objektivave të përcaktuar si për skuadrën ashtu edhe individualisht për Shaqirin.

Në shtëpinë e Interit ka optimizëm edhe pse oferta e Liverpoolit është joshëse me të kuqtë që i japin 15 milionë euro menjëherë Liverpoolit dhe 3 milionë euro në vit si pagë për Shaqirin. Vetë futbollisti gjithmonë duke iu referuar mediave italiane i ka bërë të ditur Bajernit se nuk dëshiron që të niset me skuadrën për fazën përgatitore në Dubai në 9 janar. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori