Inter, shifra që paralajmërojnë krizën
La Gazzetta dello Sport analizon momentin aspak të mirë që po kalon skuadra e Inter. Të besuarit e Andrea Stramaccionit u mposhtën dje, në ndeshjen e javës së 23 të Serie A, 3-1 nga Siena e vendit të fundit. Zikaltrit kanë arritur të marrin vetëm 6 pikë në 7 ndeshjet e fundit. Vetëm 1 fitore kundër modestëve të Pescaras, 3 barazime dhe 3 humbje: numra që tregojnë se skuadra po shkon drejt një recesioni.

Përballë Sienas Inter tregoi mungesë përqëndrimi, lodhje fizike si dhe një lojë pa "kokë" dhe "ide". Edhe goli i vetëm i shënuar nga Antonio Cassano, i cili shtyhu topin në rrjetën bosh, ishte rastësi.

Stadiumi "Franchi" i Sienas ka qënë gjithmonë një fushë ku zikaltrit dilnin fitimtarë por kësaj rradhe nuk ndodhi kështu, ndoshta fajet mund ti vihen edhe merkatos jo të mirë që bënë drejtuesit e klubit.

Nëse javë më parë Milan e shihte me dylbi Inter, sot "kushurinjtë" janë me pikë të barabarta. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2013, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori