Inter shkaterron Palermon (VIDEO)
Albeu.com
Të enjten mbrëma në Giuseppe Meazza, është zhvilluar ndeshja kryesore e kësaj jave në Serie A, ndërmjet Interit dhe Palermos, ku Inter ka shënuar fitore me rezultat prej 5-3. Ja detajet dhe golat e ndeshjes ...
Serinë e golave e filloi Samuel Eto’o nga pika e bardhë (7’), pas një ndërhyrjeje të shkaktuar në Mario Balotellin.

Më pas, në minutën e 34, SuperMario dyfishoi rezultatin, ndërsa në minutën e 42-të e trefishoi epërsinë e zikaltërve. Vetëm një minutë më vonë, edhe Samuel Eto’o shënoi golin e dytë.

Në pjesën e dytë, mysafirët u shënuan tri herë, me anë të Fabrizio Miccolit (49’ dhe 67’) dhe Abel Hernandez (61’).

Shpresat e sicilianëve për barazim i shoi Diego Milito, i cili vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes (84’).

Me këtë fitore Interi mban pozitën e parë në tabelë me katër pikë më shumë se Juventusi që gjendet në vendin e dytë.


Ja golat:


Shtuar më 30/10/2009, ora 14:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori