Inter, skuadra e parë gjysmëfinaliste e Europa League (VIDEO)
Interi është skuadra e parë gjysmëfinalistë në Europa League, pasi ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1 Bayern Leverkusenin.

Goli i parë në këtë takim u shënua nga Nicolo Barella, në minutën e 15’ të takimit.

Gjashtë minuta pas Barella, rrugën e golit gjeti edhe Romelu Lukaku për 2:0, i cili njëkohësisht vendosi rekord të të gjitha kohërave në Ligën e Evropës/Kupën UEFA.

Lukaku është bërë lojtari i parë në historinë e këtij kompeticioni që shënon në nëntë ndeshje radhazi.

Kurse, për rezultatin final u përkujdes ylli në rritje, Kai Havertz, i cili shënoi në minutën e 25’.

Në këto 25 minuta të para u vendos fati i këtij takimi që ishte mjaft interesant.

Inter tashmë pret fituesin nga ndeshja Shakhtar Donetsk – Basel.
Shtuar më 10/08/2020, ora 22:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori