Sipas asaj që shkruante në numrin e djeshëm "La Gazzetta dello Sport", pasi humbi Lucas Moura,
Inter është gati të ndërmarrë sulmin e fundit për
Gaston Ramirez, trekuartistin uruguajan të Bologna.
Klubi emilian kërkon 20 milionë euro, me zikaltrit që janë të gatshëm të fusin në tratativa edhe lojtarët Juan dhe Longo. Por ideja e klubit të
Massimo Morattit është të mbajë qëndërmbrojtësin brazilian pasi rreziku për një skualifikim të Ranocchias është evident, por nëse do të jetë çelësi për të sjellë në San Siro
Gaston Ramirez,
Inter është gati të heqë dorë. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2012,
ora 09:26