Inter, sytë nga golashënuesi i Eredivisie (VIDEO)
18 gola në 20 ndeshje të Eredivisie: numra të rëndësishëm këto për Wilfried Bony, sulmuesi 24-vjeçar nga Bregu i Fildishtë i Vitesse Arnhem, i cili ka ngacmuar fantazinë e disa klubeve në Europë.

Sipas asaj që shkruan hollandezja "Algemmen Dagblad", skuadra e Inter dhe Wolfsburg duken më të interesuarat për shërbimet e bomberit afrikan. Madje drejtuesë të skuadrës gjermane kanë qënë të pranishëm në ndeshjen e fundit Vitesse-Groningen për ta ndjekur futbollistin nga afër. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2013, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori