Inter tenton Sarrin, por Napoli përgjigjet menjëherë ...
Pëlqej
Pas deklaratës së Morattit se Inter duhet të zgjedh Maurizio Sarrin si trajnerin e ardhshëm, vjen menjëherë dhe përgjigja e Napoli.

Presidenti i klubit të kaltër, Aurelio De Laurentis kërkon të blindojë trajnerin e tij, pasi beson jashtëzakonisht te aftësitë e Sarrit i cili në këto dy sezone i ka dhënë një tjetër fytyrë Napolit.

Ai pritet ti propozojë trajnerit një marrëveshje të re, nga e cila do të marrë një pagë më të lartë, për të shmangur kështu ofensivën e Interit. Sarri te Napoli përfiton aktualisht 1,5 milionë euro në sezon, por në kontratën e re dhe mund të dyfishohet. /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2017, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori