Thohir: Do e rikthej Interin në Top 10 Botëror
Pëlqej
Presidenti i Interit Erick Thohir takon tifozët indonezianë në një forum 360 gradë ku i përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe kuriozitetit të tifozëve zikaltër në vendlindjen e tij, sigurisht duke filluar nga ambiciet e klubit.

"Objektivi im është ta bëj Interin një prej 10 skuadrave më të mira në botë. Po punojmë, por për t'ia arritur duhet të krijojmë një marrëdhënie të rëndësishme me tifozët tanë", është shprehur Thohir raporton "europacalcio.it".

Më pas numri një i Interit vazhdoi: Jam i kënaqur nga merkatoja jonë. Kemi ronivuar skuadrën dhe kemi ulur moshën mesatare. Tani duhet të vlerësojmë sektorin e të rinjve, që është një mes tre më të mirave në Europë".

Stadiumi? "Duhet të bashkëpunojmë me Milanin dhe bashkinë, por duam ta bëjmë", ka përfunduar Erick Thohir. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori