Lajme të mira për ekipet italiane, veçanërisht për Interin e Erick Thohir që po kërkon përforcime të reja për skuadrën. Sipas "Daily Mail", Erik Lamela mund të rikthehet në Serie A pas vetëm një sezoni në Premier League me
Tottenham, që pagoi plot 36 milionë
euro për ta marrë në verë nga
Roma.
"El Coco" nuk ka mundur të ambjentohet me futbollin
anglez dhe ka
luajtur vetëm 17 ndeshje në kampionat dhe kupa duke shënuar vetëm një gol.
"Spurs" janë të gatshëm ta shesin me gjysmën e çmimit që e blenë (18 milionë
euro) dhe përveç Interit për të interesohet si
Roma ashtu edhe Juventus. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2014,
ora 15:57