Inter është eliminuar nga Kupa e Italisë, duke dë
shtuar që të fitojë kontestin me skuadrën e
Napoli, në sfidën gjysmëfinale.
Në këtë ndeshje, portieri i
Napoli ishte në formën më të mirë të mundshme, duke regjistruar disa
pritje sensacionale.
Pas ndeshjes,
Conte nuk harroi ta lavdëronte Ospinan, duke
shtuar se
Inter meritoi kalimin tutje.
"Ne krijuam disa raste dhe mund të ishim më klinikal para portës, por David Ospina bëri disa
pritje të shkëlqyera dhe ishte vendimtar. Portieri i tyre ishte njeriu i ndeshjes", ka thënë
Conte, transmeton lajmi.net.
"Gjatë dy ndeshjeve, besoj se merituam të preknim finalen", ka
shtuar italiani.
Napoli u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 2:1, pas dy ndeshjeve, duke fituar 0:1 në ‘San Siro’ dhe duke barazuar 1:1 në ‘San Paolo’.
Shtuar më 14/06/2020,
ora 08:31