Inter ultimatum Parmës për Biabiany
Pëlqej
Inter i lëshon ultimatum Parmës për Jonathan Biabiany. Siç raporton "Corriere dello Sport", nëse kushtet nuk ndryshojnë, zikaltrit do të heqin dorë nha shërbimet e futbollistit në fjalë.

Drejtori Sportiv i Interit Piero Ausilio nuk dëshiron të paguajë 8 milionë euro për francezin, aq sa kërkojnë edhe drejtuesit emilianë.

Përveç kësaj, klubi milanez nuk do që të përfshijë në operacion Schelotton apo Bottan me qëllim uljen e çmimit.

Ndaj Parma ose duhet të pranojë kushtet e Interit, ose të vazhdojë ta mbajë në skuadër Biabiany. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori