Inter, vetem barazim
Albeu.com
Vetëm barazim i Interit në fushë të vet, në ndeshjen e zhvilluar sonte me Sampdorian. Megjithë pritshmërinë e madhe të të gjithëve për një fitore të Interit, kjo nuk u realizua.
Walter Samuel u përjashtua nga loja me karton të kuq pas 32 minutash lojë për të lënë nerazurët me 10 lojtarë, ndërsa gjashtë minuta më pas me kartonin e dytë të verdhë u përjashtua edhe Ivan Cordoba dhe nerazurët mbetën me vetëm nëntë lojtarë.

Në një ndeshje që shpesh prodhoi tensione në mes dy palëve dhe reagime ndaj arbitrit nga lojtarët dhe trajneri i Interit, Sampdoria nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë numerike dhe nuk kërcënoi asnjëherë seriozisht portën e Julio Cesar, edhe pse pati posedimin më të madh të topit.

Interi vazhdon kryesimin në tabelë me 55 pikë, tetë më shumë se Roma, që nesër mund ta ngushtojë atë në pesë nëse shënon fitore si vendas i Cattanias.

Ja rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara sote:

Genoa 3 : 0 Udinese
Inter 0 : 0 Sampdoria
Shtuar më 21/02/2010, ora 04:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori