Inter vëzhgon 3 yjet e Shakhtar (FOTO LAJM)

Fernandinho
Vazhdon turi europian i Drejtorit Sportiv të Inter, Pietro Ausilio në kërkim të elementëve të rinj që mund të përforcojnë skuadrën në muajt e ardhshëm. Sipas asaj që raporton "Corriere dello Sport", dje drejtuesi i zikaltërve ka qënë i pranishëm në "Stamford Bridge" për të ndjekur ndeshjen Cheslea-Shakhtar, e vlefshme për Grupin E të Champions League.

I vëzhguari special i Interit ka qënë mesfushori brazilian i kampionëve të Ukrainës, Fernandinho (edhe pse prioritet parësor mbetet Paulinho), fantazisti Willian dhe sulmuesi Luiz Adriano.

Për Willian, autor i dy golave dje në Londër, interesohet edhe skuadra tjetër e Milanos, Milan. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2012, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori