Inter vëzhgon Julian Draxler
Mesfushori 18-vjeçar i Schalke 04, Julian Draxler, pëlqehet nga gjysma e klubeve europiane. Duke iu referuar "Corriere dello Sport", mes skuadrave që kërkojnë shërbimet e talentit gjerman janë: Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City.

Por në lojë orët e fundit është futur edhe Inter. Arritja e marrëveshjes duket e vështirë pasi kostoja e lojtarit është tepër e lartë. Po të shtosh këtu që buxheti i Schalke 04 është shumë i qëndrueshëm dhe klubi gjerman nuk ka nevojë për para që të shesë talentin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2011, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori