Inter, Vidiç: Mezi pres të luaj në "San Siro"
Pëlqej
Mbrojtësi serb i Interit Nemanja Vidiç, nga Motor Home Pirelli të Monzas ku ndodhej bashkë me shokë të tjerë të skuadrës, ka folur për debutimin e tij në Serie A me fanellën zikatër dhe marrëdhëniet e tij me Formula 1.

"Ndeshja e parë kundër Torinos ishte shumë e vështirë, por me Sassuolon mund të shfrytëzojmë faktorin fushë dhe të marrim tre pikët. Te Interi ndjehem mirë, por vetëm duhet të përshtatem me futbollin italian: do më duhen dy ose tre ndeshje maksimumi", është shprehur për Sky Sport Vidiç.

Më pas ish mbrojtësi i Manchester United foli edhe për debutimin në "San Siro": "Mezi po pres të luaj në San Siro, duhet të jetë fantastike".

Formula 1? "Më pëlqen ta shoh, e bëja shpesh kur isha fëmijë". /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori