Inter, Villas Boas, trajneri i ardhshëm?
Zërat filluan në Portugali, por tani po shtohen në Portugali duke pushtuar faqet kryesore të gazetave sportive. Ndoshta bëhet fjalë për më shumë se një ide: Andre Villas Boas mund të jetë vërtetë trajneri i ri i Inter në të ardhmen.

Sipas asaj që raporton e përditshmja portugeze " A Bola", drejtuesit zikaltër po monitorojnë situatën e teknikut aktual të Chelsea, i cili nuk po fiton dot besimin e Roman Abramovich.

Me të në pankinë, Inter mund të hap një cikël të ri, ndoshta duke risjellë edhe një herë kohët e arta të portugezit "Special One", Jose Mourinho (Andre Villas Boas ka qënë për disa vite asistent i Mourinho te Porto). /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2012, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori