Inter zbarkon në Spanjë, kërkon dy yjet e Barcelonës
Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka udhëtuar drejt Barcelonës në ndeshjen që katalanasit fituan 5-1 ndaj Lyon për Champions League.

Pas ndeshjes, Ausilio është takuar me drejtuesit e klubit katalanas dhe me Eric Abidal dhe Ramos Planes për të negociuar për të mesfushorët Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal.

Barcelona kërkon për Rakitic të paktën 60 milionë euro, ndërsa alternative tjetër është dhe Arturo Vidal i cili nuk po gjen hapësira te Barcelona, dhe klubi e quan zgjedhje të dytë kilianin.

Por për të lënë të lirë skuadra spanjolle kërkon reth 25 milion euro. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2019, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori