Interi aktual, më i miri i të gjitha kohëve
FC Inter
Interi aktual, është ekipi Nerazzurr më i mirë i të gjitha kohëve, një skuadër që ka një qëllim që edhe në momente të vështira di të zgjohet. Ky është komenti i trajnerit të ri, Leonardo, i cili debutoi me fitore në bankinën e Nerazzurrëve, të cilët e mposhtën Napolin, 3:1.

“Kur të flitet pas 20 vjetësh, do të thonë se ky është Interi më i mirë i të gjitha kohëve. Ky është momenti më i mirë në histori të këtij klubi”, ka thënë për televizionin Sky, Leonardo.

Braziliani është treguar mjaft modest, duke ia lënë meritën të tërën futbollistëve, për fitoren e së enjtes mbrëma. Ish trajneri i Milanit kërkon që ekipi ta ruajë fizionominë e fituesit, duke ngadhënjyer ndeshje pas ndeshjeje.

Ndërkohë, i kënaqur ishte edhe presidenti Massimo Moratti. Madje, kreu i klubit kampion të Evropës beson ende në Scudetto. “Mirë, mirë, mirë. Më ka pëlqyer, nuk dua të jap një notë por më duket se shkoi mjaft mirë. Do të provojmë ta fitojmë sërish Scudetton”, tha Moratti.
Shtuar më 08/01/2011, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori