Interi apelon vendimin për dënimin e Icardit dhe Perisic
Interi ka apeluar dënimin ndaj kapitenit Mauro Icardi dhe mesfushorit Ivan Perisic.

“F.C. Internacionale bën me dije se ka bërë apel kundër ndëshkimeve nga Gjykatësi Sportiv ndaj Mauro Icardit dhe Ivan Perisic-it”, thuhet në një komunikatë të publikuar sot nga klubi zikaltër në faqen zyrtare.

Dy futbollistët u shkualifikuan për dy ndeshje për protesta ndaj arbitrit Nikola Rizzoli pas takimit të humbur 1-0 ndaj Juves të dielën mbrëma.

Me këtë hap Interi shpreson që lojtarëve t’u ulet nga një javë dënim, për t’i pasur të gatshëm për transfertën ndaj Bolognës.
Shtuar më 09/02/2017, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori