Interi arrin akordin me bomberin e Romës
Edin Dzeko është gjithnjë e më afër transferimit tek Interi. Sulmuesi boshnjak ka marrë një ofertë nga klubi zikaltër dhe ka gjetur akordin.

Kontratë 3-vjeçare me 4.5 milionë euro fitime në sezon, është oferta e majme, që ka propozuar klubi i Interit, për “bomberin” e Romës.

"FcInterNews", bën me dije se mes boshnjakut dhe skuadrës zikaltër është arritur marrëveshja dhe tashmë mbetet akordi me klubin e Romës.

Çdo gjë do të varet nga kërkesat e Romës për sulmuesin e vet. Verdhekuqtë kanë nevojë për 40 milionë euro, për të mbyllur detyrimet financiare dhe është shumë e mundur të shesin lojtarin.
Shtuar më 30/05/2019, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori