Interi arrin akordin me yllin e Manchester City-t
Interi ka gjetur marrëveshjen me mbrojtësin e Manchester City, Danilo. Braziliani ka shprehur gatishmërinë për të ulur pagën e tij në mënyrë që të transferohet në "San Siro".

Drejtori sportiv i Interit Piero Ausilio ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e mbrojtësit të krahut që në tetor të vitit të kaluar. Fituesi i dy trofeve të Champions League aktualisht fiton 4.5 milionë euro në sezon me kampionët e Premier League, por është i gatshëm të heqë dorë nga rroga e tij deri në 3.5 milionë euro në vit.

Interi ka bërë ofertën e parë prej 15 milionë për "Qytetarët", por City i ka shtyrë negociatat në fund të sezonit, për shkak se aktualisht janë të përqendruar në garën për titullin me Liverpool. Këtë sezon, Danilo ka bërë vetëm 21 paraqitje në të gjitha garat për Manchester City. Në 1477 minuta të grumbulluara, ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist.

Por Danilo nuk është lojtari i vetëm që drejtuesit e Interit kërkojnë të afrojnë nga Manchester City. Ilkay Gundogan ka tërhequr interesin e drejtuesve dhe e shohin mesfushori turko-gjerman si një alternativë tepër të vlefshme. Me të në ekip dhe mesfusha e Interit do të kishte më shumë klas krah Brozovic e Nainggolan.

Kontrata e tij përfundon në vitin 2020 dhe largimi nga City nuk duket të jetë problem, por paga e tij shqetëson Interin. Ai fiton 9 milionë euro në sezon dhe për tu finalizuar ky operacion mesfushori duhet të pranoj një reduktim të pagës.

Nëse nuk arrihet marrëveshja me Gundogan, opsionet e Interit janë Lorenzo Pellegrini i Romës dhe Dennis Praet i Sampdoria. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2019, ora 22:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori