Interi arrin marrëveshje me Lukakun
"The Sun" ka raportuar sot se Interi ka arritur akordin me sulmuesin belg Romelu Lukaku, po mbetet ende larg marrëveshja me klubin e Manchester Unitedit, që disponon kartonin e futbollistit.

Lukaku është i bindur për një transferim në Milano dhe Antonio Conte e kërkon me ngulm belgun në organikë, ndërsa palët kanë gjetur marrëveshjen për një kontratë 5-vjeçare, me pagë prej rreth 9.7 milionë eurosh në sezon.

Por ë Manchester United vijojnë të bëjnë rezistencë dhe pasi kanë refuzuar përfshirjen e Icardit dhe Perisiç në marrëveshje, kanë kërkuar shkëmbim kokë më kokë me Skriniar, ose 84 milionë euro.
Shtuar më 20/06/2019, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori