Interi arrin marrëveshjen me Ivan Rakitic?
Ivan Rakitic është pajtuar t’i bashkohet Interit në verë, për shkak se e ardhmja e tij në Barcelonë është e pasigurt.

Sipas Gazzetta dello Sport, Interi dhe Barça janë në bisedime për arritjen e një marrëveshjeje.

Interi i ka ofruar mesfushorit kroat pagë vjetore prej 6 milionë euro.

Po ashtu, zikaltrit i kanë ofruar klubit katalonas 35 milionë euro për shërbimet e tij, por Barça këmbëngul me kërkesën e saj për 45 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2019, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori