Interi bëhet gati për rikthimin e madh
Interi pritet të rikthejë në skuadër Mateo Kovacic.

Lojtari i cili këtë sezone është huazuar tek Chelsea-a por në pronësi të Realit, ka shprehur dëshirën ti bashkohet sërish klubit zikaltër, shkruana Albeu.com.

Mario Mamic menaxheri i lojtarit është në kontakte me Interin dhe drejtuesit e saj Auzilion e Marrotën.

"Sportmediaset" raporton se është vet agjenti i tij që e shtyn për një rikthim në Milano, ambient që lojtari e njeh shumë mirë.

Ndërkohë Kovacic ka luajtur për 2 sezone për Interin nga viti 2013 deri në 2015. Kroati zhvilloi 80 ndeshje me zikaltrit duke realizuar 5 gola. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori