Interi bën gati ofertën e parë për Pirlon e ri
Pëlqej
tonali0
Interi po përpiqet të mundë konkurrencën për talentin e Brescias, Sandro Tonali duke ofruar 15 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancat e tij.

Mesfushori 18-vjeçar pritet të bëjë debutimin e tij me ekipin e parë të Italisë në miqësoren e së martës kundër SHBA-së.

Tashmë ka një vëmendjeje të madhe përreth tij në sajë të performancave të tij në Serie B dhe me ekipin kombëtar të Italisë U-21.

Tonali vetë komentoi në Rai Sport pas ndeshjes së mbrëmshme të Italisë kundër Portugalisë se ai do të “preferonte të qëndronte në Itali” dhe jo të shkonte jashtë.

Kjo duket se përjashton nga gara ekipe të Premier Leagues si Chelsea e Manchester City dhe Monaco në Ligue 1.

Interi dhe Juventusi janë favoritët brenda Serie A, por raportet e fundit sugjerojnë se Bianconerët po kërkojnë diku tjetër, pasi ata tashmë kanë Rodrigo Bentancur.

Sipas FCInterNews, Nerazzurrët do të hidhen me gjithë artilerinë për mesfushorin Tonali dhe thuhet se i kanë ofruar Brescias 15 milionë euro plus bonuse.
Shtuar më 18/11/2018, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori