Interi bën mrekullinë, mposht Lazion dhe kualifikohet në Champions League pas 6 viteve (VIDEO)

Pëlqej
Inter ka arritur të bëj mrekullinë e madhe kundër Lazios duke fituar me shifrat e përgjithshme 2-3 në "Stadio Olimpico", që i dha kualifikimin zikaltëve në UEFA Champions League.

Lazio kaloi dy herë në epërsi kundër Interit, me golat e Felipe Anderson dhe autogolin e Perisic, duke e bërë të pavlefshëm golin e Danilo D'Ambrosio deri në minutën e 78'-të.

Në këtë minutë, Mauro Icardi konkretizon në gol nga pika e bardhë e penalltisë duke barazuar në 2-2 dhe pak minuta më vonë, në të 81'-tën, Matias Vecino shënoi me kokë pas një goditje nga këndi duke dërguar Interi në fazën e grupeve në Champions League pas gjashtë viteve. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori