Interi blen mesfushorin 19-vjeçarë për 35 mln euro
Skuadra e Interit do të synojnë të fitojë trofe këtë sezon nën drejtimin e teknikut Antonio Conte. Për të mbërritur tek sukseset, trajneri italian ka shprehur hapur se duhet transferime në merkaton e janarit pasi klubi do të luaj në tre fronte.

Sipas medias italiane "Corriere della Sera" , drejtuesit zikaltër kanë arritur marrëveshjen me klubin e Atalantës për Dejan Kulusevski. Bergamaskën kanë kartonin e mesfushorit suedez por aktualisht, 19- vjeçari luan për fanellën e Parmës i huazuar.

Kulusevski të mbërrijë në "San Siro" duhet edhe miratimi i Parmës që ka të drejtën ta mbaj futbollistin deri në fund të sezonit. Megjithatë, futbollisti i talentuar duket i destinuar për të veshur fanellën e Interit pasi në mos në janar, në merkaton e verës Kuluevski do të ndërrojë destinacion.
Shtuar më 12/12/2019, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori