Interi dënon rëndë Icardin, i heq shirtin e kapitenit
Mauro Icardi nuk do të jetë më kapiteni i Interit. Shiriti do të kalojë në duart e Handanovic. Lajmi i është komunikuar nga vetë klubi zikaltër përmes rrjetit zyrtar në "Twiter".

Rasti Icardi ka sjellë tension dhe fjalët e gruas-agjente Wanda Nara vazhdojnë që të mbajnë lart nivelin e alarmit, teksa ofeërtat për argjetinasit nuk mungojnë.

Bashkë me Marottan dhe Spallettin ishte edhe drejtori sportiv Piero Ausilio, që më parë kishte ndjekur stërvitjen zikaltër.

Ata vendosën përfundismisht që ti heqin Icardit shirtin e kapitenin në shënjë hakmarrje ndaj bashkëshortes së sulmuesit, teksa rinovimin e ka bllokuar pikërisht Wanda Nara.


Shtuar më 13/02/2019, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori