Interi dhe Genoa merren vesh per Militon
Albeu.com
"Corriere dello Sport" njofton se Interi dhe Genoa kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Diego Milito. Sipas të njëjtit burim, Interi do të paguajë 16 milionë euro dhe do t’i japë bashkëpronësinë Genoas për ...... sulmuesin Robert Acquafresca, i cili aktualisht gjendet i huazuar te Cagliari, si edhe do të ofrojë shërbimet e mbrojtësit të ri Leonardo Bonucci në formë huazimi.

Bisedimet për sulmuesin argjentinas kanë vazhduar qe disa javë, ndërsa për shërbimet e tij kanë qenë të interesuar edhe Juventusi, Milani dhe Manchester Unitedi. Mirëpo, “Corriere dello Sport” pohon se në fund të sezonit, Milito do të jetë zyrtarisht lojtar i Interit.
Shtuar më 08/05/2009, ora 19:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori