Interi dhe Juventusi në garë për talentin e Salzburgut
Dominik Szoboslzai, është një emër që Juventusi dhe Interi do të luajnë derbin e tyre të zakonshëm, po kësaj here jashtë fushe.

Lojtari është vetëm 18 vjeç dhe është me origjinë hungareze, por luan në Austri te skuadra e Salzburgut. Ai u tranfserua në Austri në merkaton e janarit për vetëm 500 mijë euro nga skuadra e ligës së dytë hungareze Liefering.

Me këtë ekip mesfushori ka shënuar në nëntë ndeshje gjashtë gola dhe ka dhënë katër asiste, shifra të “tmerrshme” këto për një mesfushor.

Salzburgu kërkon për lojtarin plot 10 milionë euro, kjo sepse e quan një investim të sigurt për të ardhmen. Juventusi dhe Interi duket se janë më të interesuara për 18-vjeçarin. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori