Interi dhe Roma në garë për yllin e Torinos
Torino e ka vendosur mbrojtësin Armando Izzo në merkato për janar, ndërsa Roma dhe Inter thuhet se janë favoritët që ta transferojnë.

28-vjeçari nuk përshtatet në formacionin e trajnerit të ri Marco Giampaolo, derisa vazhdon të vuajë edhe nga disa lëndime.

Ai ka bërë vetëm një paraqitje këtë edicion, në humbjen 1 – 0 ndaj Fiorentinas.

Sipas Calciomercato, Roma dhe Inter e duan Izzon, ngase mendojnë se mund ta rikthejnë në formën më të mirë.

Torino kërkon 20-25 milionë euro për italianin dhe mund ta lejojnë të largohet në formë huazimi me obligim blerje në fund të edicionit.

Interi nga ana tjetër është duke shpresuar ta shkëmbejë me Matias Vecinon.
Shtuar më 15/11/2020, ora 08:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori