"Interi duhet të fitojë Serinë A"
Jose Mourinho ka shtuar presionin ndaj Antonio Contes, duke insistuar se Interi duhet te fitoje Serine A.



"Zikaltrit duhet ta fitojnë Serinë A këtë edicion. Jam i sigurt që do ta bëjnë”, ka thënë Mourimho për "Gazzetta dello Sport".

Portugezi gjithashtu u pyet edhe për hapin e ardhshëm në karrierë, pasi që ka mbetur pa punë që prej shkarkimit nga Manchester United në dhjetorin e kaluar.

"Momentalisht jam duke studiuar gjermanisht sepse është e vetmja gjuhë që më mungon. Unë flas anglisht, spanjisht, portugalisht, frëngjisht dhe italian. Pastaj, sigurisht, unë nuk përjashtoj asgjë, as Gjermaninë", u shpreh portugezi.
Shtuar më 14/07/2019, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori