Interi e ka seriozisht për ish-sulmuesin e Juventusin, zbulohet oferta
25 milionë paund. Kjo është shifra që Interi ofron për kartonin e Moise Kean, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Evertoni, ekip në të cilin u transferua në gusht të vitit 2019 nga Juventusi për shumën e 27.5 milionë eurove.

Sulmuesi nuk arriti të ambientohej në "Goodison Park"dhe për këtë u ka kërkuar drejtuesve të klubit largimin. 20-vjeçari ka një kontratë të gjatë me anglezët, të cilët pavarësisht kësaj, mendojnë të pranojnë ofertën e italianëve, për t’i shpenzuar më pas në merkato për përforcime të reja.

Rikthimi në Itali do të ishte një mundësi e mirë për Kean, i cili dëshiron Europianin me kombëtaren e kaltër.
Shtuar më 21/04/2020, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori