Interi e sheh si zëvendësuesin e Lautaros, Lacazette nuk pranon
Ylli francez, i cili aktivizohet me Arsenal, Lacazette, është në mesin e lojtarëve që gëzon vëmendje të madhe, para merkatosverës.

Inter është skuadra me të cilën francezi lidhet për një kalim të mundshëm, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh.

‘The Mirror’ raporton se Lacazette nuk ka synim që të kalojë tek Inter, për të zëvendësuar Lautaro Martinez.

Derisa e ardhmja e tij vazhdon të jetë në një udhëkryq, lojtari vazhdon të mendojë se Serie A nuk është për të.

Mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e Laca gjatë merkatosverës.
Shtuar më 31/05/2020, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori