Interi edhe më pranë Joao Marios
Interit ka vetëm tre ditë kohë për të finalizuar operacionin e transferimit të Joao Mario, nëse zikaltërit duan ta bëjnë të tyrin menjëherë mesfushorin e Sportingut, që spikati me Portugalinë në Europian.

Klubi italian në orët e fundit ka përshpejtuar tratativat për futbollistin, që mund ta blejë skuadra kineze e Jiangsou për ta huazuar më pas te Interi.

Për mesfushorin kartoni i të cilit i përket Sportingut të Lisbonës sic bën të ditur e përditëshmja portugeze “O Jogo” këto ditë është shtuar një pretendent më tepër, Chelsea i Antonio Contes.
Sportingu pretendonte fillimisht pagimin e gjithë

klauzolës së prishjes së njëanshme të kontratës prej 60 milionë Eurosh, por në ditët e fundit Interi ka rritur ofertën në 35 milionë Euro plus bonuset çka rrit optimizmin për mundësinë e realizimit të operacionit.
Shtuar më 13/07/2016, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori