Interi fiton me përmbysje ndaj Torinos, Martinez shënon pas 5 ndeshjes (VIDEO)
Interi ka mposhtur 3-1 me përmbsyje Torinin në San Siro.

Për zikaltërit kjo ishte ndeshje me dy fytyra teksa në pjesën e parë e panë veten në disavantazh kur realizoi Belotti në minutën e 17, shkruan Albeu.com.

Megjithatë në pjesën e dytë Interi përmbysi gjithcka duke shënuan 2 gola në 3 minuta me Young dhe Godin ndërsa në këtë takim realizoi dhe Martinez i cili nuk gjente rrugën e rrjetës prej 5 ndeshjes radhazi.

Ndërkohë pas 32 javësh Interi ngjitet në vendin e dytë me 68 pikë po aq sa ka edhe Lazio. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2020, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori