E FUNDIT/ Aksident në Tiranë, makina plagos këmbësorin
Interi futet befasisht në garë për super sulmuesin norvegjez
Humbja me Barcelonën në Champions, e cila solli dhe eliminimin e Interit, i shokoi të gjithë tifozët interistë që besonin shumë tek ekipi i tyre i zemrës. Por, drejtuesit e klubit kanë vendosur që në merkaton e janarit të mos ti zhgënjejnë tifozët e tyre. Emri i madh i cili po qarkullon orët e fundit është ai i Erling Braut Haaland.

Norvegjezi ka shkëlqyer këtë sezon sidomos në Champions League, ku 19-vjeçari e gjeti rrugën e rrjetës 8 herë në 6 ndeshje. Gjithashtu zikaltrit po mbajnë kontakte të vazhdueshme me Flamengon për sulmuesin Lincoln. 18-vjeçari brazilian cilësohet nga mediat në Brazil si një nga talentet më të mëdha që Brazili do të ketë në të ardhmen.

Dejan Kulusevski dhe Marcos Alonso vazhdojnë të mbeten objektivat kryesorë të Interit. Milanezët janë në bisedime dhe me lojtarin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbullën, i cili ka zhvilluar paraqitje pozitive me Hellas Veronën këtë sezon në Seria A. Emra të tjerë që lidhin me Interin janë Sandro Tonali, Federico Chiesa si dhe Juan Musso, të cilët janë nën vëzhgimin e drejtuesve zikaltër.
Shtuar më 13/12/2019, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori