Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Interi gjobit Icardin, Wanda kunja klubit: Marrëdhëniet janë përçarë përfundimisht tashmë
Duket se historia që Mauro Icardi kishte me fanellën e Interit po fillon krisjet e veta. Ai kishte shprehur muaj më parë besnikëri deri në fund për zikaltrit, por tashmë ky “betim” është thyer.

Sipas shumë mediave, sulmuesi argjentinas është tashmë pranë largimit nga “San Siro” dhe me shumë mundësi ky do të jetë sezoni i tij i fundit me Interin. Ekipi i drejtuar nga Spaleti i ka vendosur një gjobë lojtarit sepse ai është kthyer me vonesë nga Argjentina për të nisur përgatitjet e fazës së dytë.

Ai kishte lajmëruar se do të vononte për shkak të nisjes jo në orar të fluturimit, por nuk mund t’i shpëtonte gjobës. Nuk ka munguar edhe reagimi i bashkëshortes së tij, e cila duhet se i ka ajo “kunjat” me klubin zikaltër.

Sipas mediave italiane nervozizmi midis klubit dhe kapitenit të tyre ka kapur majat. Në një postim të bërë në rrjetin social “Instagram”, Wanda shkruan: “Në përgjithësi i pranoj pa probleme llafet e të gjithëve dhe pa probleme i harroj”. Është mëse e qartë se marrëdhëniet janë përçarë përfundimisht tashmë. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2019, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori