Interi gjobitet me 10 mijë euro për thirrje "anti-napolitane"
Pëlqej
Interi është gjobitur me 10.000 euro për thirrje anti-napolitane gjatë barazimit pa gola kundër Napolit të dielën në mbrëmje.

Gjatë 10 minutave të parë të pjesës së parë dhe dytë, monitoruesit kanë dëgjuar një pjesë të përkrahësve zikaltër duke bërë thirrje fyese në baza të origjinës territoriale.

Serie A e ka publikuar sot raportin disiplinor ku mësohet se Interi është gjobitur me 10.000 euro për thirrje fyese dhe abuzive.

Interi është gjobitur edhe me 4.000 euro tjera për vonesën e nisjes së ndeshjes për pesë minuta, ndërsa Napoli me 2.500. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori