E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Interi i fiksuar pas Lukakut, jep Icardin + miliona
Transferimi i Romelu Lukakut te Interi është duke u varur edhe nga e ardhmja e Mauro Icardit.

Sipas "The Telegraph", klubi italian është i gatshëm që të heq dorë nga sulmuesi argjentinas, në mënyrë që t’i sigurojë shërbimet e belgut.

Por, "Nerazzurët" janë duke menduar që Mauro Icardin t’ia ofrojnë Manchester Unitedin dhe para për ta transferuar Lukakun.

Antonio Conte është i dashurua në lojën e sulmuesit belg, pasi e kishte kërkuar edhe në kohën kur ishte te Chelsea.

Beppe Marotta mund të heq dorë lehtësisht nga Icardi, pas tollovisë që ka shkaktuar në klub në sezonin që lamë pas.

Manchester United mund shumë lehtë ta pranojë ofertën e Interit për t’i shkëmbyer sulmuesit dhe ta marrë një pjesë të parave.
Shtuar më 19/06/2019, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori