Trajneri i Interit Gian Piero Gasperini beson se skuadra e tij do të jetë e fortë edhe në rast të largimit të sulmuesit
Samuel Eto`o i cili është në bisedime për transferim në klubin rus, Anzhi Makhachkala.
Negociatat mes klubeve kanë vazhduar edhe të premten ndërsa menaxheri i FIFA-s dhe ndërmjetësuesi Peppino Tirri konfirmoi se gjithçka është gati drejt zyrtarizimit.
"Gjërat kanë qenë të qarta nga fillimi pasi mediat kanë folur për
Samuel Eto`on dhe Sneijderin për 40 ditë, duke komentuar atë që
mundet ose nuk
mundet të
ndodh në
afatin kalimtar".
"Ju them se i konsideroj ata të dy futbollistë të shkëlqyeshëm por baza e ekipe duhet të jetë e fuqishme. Sigurisht se do të jem i dëshpëruar të humbim Eto`on, ai është futbollist i madh por Inter do të jetë i fortë, me ose pa të" shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2011,
ora 10:37