Interi i hap "luftë" Atleticos për Edison Cavanin
Edinson Cavani mbetet objektivi kryesor i Atlético Madrid për të forcuar sulmin për sezonin e ardhshëm.

Uruguajiani, i cili tashmë ka qenë afër skuadrës madrilene në afatin e dimrit, ende dëshiron të vishet me fanellën “rojiblanco” dhe ta vendosë veten nën urdhërat e Diego Simeone.

El Matador përfundon kontratën e tij me PSG në 30 qershor dhe ideja e tij nuk është që të vazhdojë në kryeqytetin francez, ku ai ka humbur rëndësinë që nga ardhja e argjentinasit Mauro Icardi.

Sipas Marca, Atletico nuk është skuadra e vetme që po kërkohen shërbimet e “El Matador”.

Për sulmuesin e frikshëm interesim ka shfaqur edhe Interi që gjatë verës pritet ta humbas Lautaro Martinezin.

Problem mund të jetë paga e lojtarit që aktualisht paguhet 12 milionë euro në sezon.
Shtuar më 20/05/2020, ora 08:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori