Interi i ofron Sevillas mesfushorin kroat
Pëlqej
Interi i ka ofruar mesfushorin kroat, Marcelo Brozovicin, skuadrës së Sevillas në Spanjë.

Siç raporton Sky Sport Italia klubi milanez po sheh mundësinë për të larguar një mesfushor që të rregullojë financat, shkruan Albeu.com.

Futbollistit kroat i është kufizuar minutazhi këtë sezon me ardhjen e teknikut italian Luciano Spallettit.

Me “Zikaltërit” që i kanë duart e lidhura nga parametrat e Financial Fair Play të UEFA-s, atyre u duhet të shesin për t’i rritur të hyrat.

25-vjeçari ka shënuar tre gola dhe duke dhuruar një asist në 14 ndeshje në Serie A deri më tani këtë sezon, shumicën e të cilave pasi është futur nga stoli rezervë. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 22:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori