Interi i ri: Mazzarri trajner, Leonardo Drejtor i Përgjithshëm
Interi i ri ka nisur të projektohet me ardhjen e miliarderit Erick Thohir. Në dy sezonet e ardhshme, Massimo Moratti dhe familja e tij do të kenë një rol të rëndësishëm në klub. Ata do të mbajnë 30% të aksioneve, Thohir do të mbajë 30%, kurse pjesa tjetër e aksioneve prej 40% do të ndahet mes dy shoqërive indoneziane (Roesliani dhe Soetedjo nga 20%).

Moratti do të vazhdojë që të mbajë detyrën e presidentit të klubit zikaltër, ndërsa bordi drejtues do të përbëhet nga 7 pjesëtarë. Katër prej tyre do të jenë të familjes Moratti, pastaj Thohir dhe dy ortakët e tjerë.

Në rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Interit pritet që të jetë braziliani Leonardo. Ndërkohë që drejtuesi zikaltër Marco Branca do të transferohet në këtë funksion te klubi i PSG-së.

Më 29 tetor do të zhvillohet asambleja e ortakëve të Interit, ku do të merret vendimi për të rritur kapitalin e klubit me një shumë prej 88 milionë eurosh, ndërkohë që do të bëhet edhe rishpërndarja e re e aksioneve në tri pjesë. Pas dy sezonesh, pritet që të ketë një rishpërndarje të re të aksioneveklubit.

Ndërkohë që paraprakisht është arritur marrëveshja mes Massimo Morattit dhe Erick Thohir për stolin zikaltër, që do të mbahet nga Walter Mazzarri. /albeu.com/



Shtuar më 02/10/2013, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori