Interi i rikthehet "pistës" Darmian, nis bisedimet me Parmën
E ardhmja e Matteo Darmian duket se do të jetë larg klubit të Parmës, ku futbollisti u transferua në Shtatorin e vitit 2019 nga Manchester United.

Mbrojtësi ndiqet prej kohësh nga Interi, që pavarësisht interesimit nuk e ka çuar kurrë deri në fund marrëveshjen, duke u përqendruar në objektiva të tjerë.

Pavarësisht kësaj, sipas mediave italiane, kjo merkato mund të jetë e duhura për transferimin në zikaltër të 30-vjeçarit, i cili ndiqet edhe nga klube të tjera të Serisë A.
Shtuar më 30/08/2020, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori