Interi i Thohir, ja emrat që kërkohen (FOTO LAJM)

Marquinho - Roma
"T-Day" e Interit nisi dje, në orën 7:26, kur avioni i "Singapore Airlines" u ul në aeroportin "Malpensa" të Milanos. Në bord ishte manjati indonezian Erick Thohir. I shoqëruar nga dy ortakët Rosan Roeslani dhe Hendi Soetegio, ai zbriti në kryeqendrën e Lombardisë për të marrë kontrollin e 70% të aksioneve të Interit.


"Jam shumë i lumtur që nis sot këtë eksperiencë të re. Në Milano do qëndroj më shumë se tri ditë, gjatë të cilave do të kem nderin të takohem me Morattin dhe gjithë stafin zikaltër", ishin fjalët e indonezianit që premtoi një Inter të madh në të ardhmen.

Edhe pse protagonistët nuk kanë lënë të kuptohet se kanë biseduar për merkaton, mendohet se një temë e tillë është prekur gjatë drekës në Pinetina. Në mbrojtje thuhet se lojtari, që i pëlqen shumë Mazzarrit, është Marquinho i Romës. Për mëngjarashin, tekniku në fjalë është gati të dërgojë në kryeqytet Kuzmanoviçin dhe të shesë Pereirën.


Sa i përket mesfushës flitet se Tohir do të blejë me çmim të arsyeshëm Radja Nainggolanin e Cagliarit, ndërsa pritet të afrohet edhe Neymari i Kilit. Flasim për Nicolas Castillo. Një tjetër emër i rëndësishëm për këtë repart është edhe ai i Gaston Ramirez.

Për repartin e avancuar dy kërkesat e arsyeshme të Mazzarrit kanë një identitet. Osvaldo dhe Pinilla janë dy lojtarët që i pëlqejnë shumë teknikut toskan. Nëse nuk vjen Dzeko, atëherë Interi do tentojë të marrë Sanchez, Osvaldon ose Pinillan. Ky i fundit është në “pole”, sepse është një tifoz dhe ish-lojtar i zikaltërve. Sulmuesi i ri është beniamin i Mazzarrit, që në 2009 tentoi ta merrte te Napoli. /albeu.com/

Shtuar më 16/11/2013, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori