Interi i thotë "JO" ofertës së Cagliarit për Nainggolan, belgu kthehet në Milano
Interi i thotë jo ofertës së parë të Cagliarit për Radja Nainggolan dhe rikthen në bazë mesfushorin belg.

Këtë të martë në datën 1 shtator bashkë me afrimin më të ri në merkato të zikaltërve, talentin maroken Achraf Hakimi, Nainggolan do të rikthehet në bazë. Ish-mesfushori i Romës së bashku me Hakimin dhe të rikthyerit e tjerë nga huazimet si Radu apo Dalbert do të kryejë testet për COVID-19 dhe nëse do të rezultojnë negativë do të nisin seancat stërvitore individuale në Appiano Gentile në pritje të pjesës tjetër të grupit që do të rinisë përgatitjet për sezonin e ri në datën 7 shtator.

E ardhmja e Nainggolan do të jetë e lidhur ngushtë me atë të Arturo Vidal pasi nëse kiliani do të transferohet te Interi, Nainggolan me të gjitha mundësitë do të largohet. Për momentin oferta e Giulinit nuk ka bindur aspak Giuseppe Marottan, që ka rikthyer te Interi belgun pas huazimit që zgjati më shumë se një vit te skuadra sarde. Dëshira e Nainggolan është një dhe e vetme të transferohet përfundimisht te Cagliari dhe të stërvitet nga Eusebio Di Francesco, por për momentin sardët nuk i kanë mundësitë për të blerë kartonin e tij nga Interi.

Shtuar më 01/09/2020, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori