Interi i tregon "derën" Mancinit, ja alternativat
Inter kanë vendosur të mos rinovojë kontratën e Roberto Mancinit, pasi marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të sezonit 2016-17. Trajneri italian është në Amerikë me skuadrën për turneun e tyre veror dhe pritet të takohet sonte me Presidentin Erick Thohir.

Javën e ardhshme, përfaqësuesit nga pronarët e rinj, Suning Group do të jetë i pranishëm për bisedime me Mancinin.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, ata që janë pranë klubit kanë zbuluar se nuk ka ndërmend të rinovohet kontrata e Mancinit dhe as investime të mëdha në skuadër.

Lista e alternativave tashmë është duke u hartuar në rast se Mancio vendos të dalë para se të fillojë ky sezon.

Leonardo është në krye, ndërkohë që alternativat janë Cesare Prandelli dhe Marcelo Bielsa.
Shtuar më 24/07/2016, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori